Categories Lajme

Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho.

Nga komunikimi telefonik që është kryer me drejtorin e burgut mësohet se asgjë nuk është bërë me dokument zyrtar, madje lajmin e ka mësuar nga portalet.

“Asnjë njoftin apo shkresë nuk ka mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit që unë drejtoj”, ka thënë ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra shefin e policisë, Sokol Kacoli. Shkarkimi mendohet të ketë ardhur pas gjetjes së telefonit të Laert Haxhiut, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri.

Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares, u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME