Categories Lajme

Shkarkohet nga detyra drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike

Komiteti Organizator i Lojrave Olimpike të Tokios shkarkoi të enjten drejtorin e ceremonisë së hapjes së ngjarjes sportive, për shkak të një shakaje me Holokaustin, që ai kishte bërë gjatë një shfaqjeje komike në vitin 1998. Presidenti i Komitetit Seiko Hashimoto bëri të ditur një ditë përpara ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar nga detyra. Ai u akuzua se kishte bërë shaka me Holokaustin gjatë shfaqjes.

“Ne zbuluam se zoti Kobayashi, në interpretimin e tij, ka përdorur një frazë që përqesh një tragjedi historike”, tha zoti Hashimoto. “Ne kërkojmë ndjesë thellë për këtë zhvillim një ditë para ceremonisë së hapjes, si dhe për shqetësimin që u kemi shkaktuar shumë palëve të përfshira, si në Tokio ashtu edhe në pjesë të tjera të vendit”. Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë, është planifikuar të premten. Ceremonia do të mbahet pa spektatorë si masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve me koronavirus. Megjithatë pritet të marrin pjesë një numër i caktuar të ftuarish, zyrtarë, e përfaqësues të medias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME