Categories Lajme

Shkarkohet nga detyra prokurori Kujtim Basha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 18 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Basha. Vendimi për Bashën u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.

Në seancën dëgjimore më 13 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se prokurori Kujtim Bashaj ishte gjetur me një bilanc negativ prej 12 milionë lekësh, ndërsa ngriti dyshime mbi një seri huash dhe kredish të marra për të shlyer njëra -tjetrën.

Bashaj kundërshtoi gjetjet dhe i cilësoi këto anomali, por këmbënguli se nuk kishte bërë asnjë gabim.

Kujtim Bashaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi fillimisht si prokuror i Prokurorisë së Kurbinit.

Në vitin 2007, Bashaj u transferua në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa prej vitit 2012 e deri në shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME