Fotografi ajrore u shfaqën dje ku dukej thuajse tërësisht nën ujë rezidenca e George dhe Amal Clooney në Berkshire. Lumi Thames ka përmbytur fushën e tenisit të yllit të Hollivudit, verandën e shtëpisë së tij verore dhe pjesën më të madhe të lëndinës.
Shtëpia e shekullit të 17-të është e vendosur në një ishull në lumë. Kopshti i pasur me lule ishte go ditur nga përmb ytja dhe në vitin 2016.
Ylli i Hollivudit dhe avokatja e të drejtave të njeriut u zhvendosën në shtëpinë e izoluar me binjakët e tyre në 2016, pas një rinovimi intensiv prej 18 muajsh. Ky shkatërrim i pronës milionëshe vjen dhe pas paralajmërimit se priten reshje të fuqishme të tjera ditën e sotme.



