Categories Sport

Shkatërruan stolat e stadiumit, prokuroria jep masat për tifozët, kërkohet burg për operatorin e televizionit privat

Prokuroria jep masat për tifozët që shkatërruan stolat e stadiumit, kërkohet burg për operatorin e televizionit privat Po zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit që shkaktuan dhunë në ndeshjen e futbollit Tirana-Kukësi në stadiumin “Air Albania”. Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës “arrest me burg” për Ledio Gunin, operator i Shijak Tv.

Mbrotja ka kërkuar detyrim paraqitje për 35-vjeçarin. Por gjyqtari Gerd Hoxha e cilëson të ligjshëm arrestimin e Ledio Gunit, ndërsa cakton masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pak ditë më parë policia arrestoi disa tifozë pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kukësi shkatërruan stolat e stadiumit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Gri Maraj, 39 vjeç, Kujtim Brakaj, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe Ledio Guni, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME