Categories Lajme

Shkelmoi derën e selisë, PD padit mbështetësin e Berishës

Partia Demokratika ka kallëzuar penalisht të riun që shkelmoi derën e njërës prej sallave të mbledhjeve në selinë e demokratëve në mënyrë që Berisha dhe mbeshtetësit e tij të zhvillonin një mbledhje aty.

Berisha u fut në selinë e PD-së një orë më parë dhe po kërkonte një mbledhje që të futej, por gjatë kontrollit Flamur Noka gjeti derën mbyllur . Në këtë mënyrë një i ri i gjendur aty e shkelmoi derën duke bërë të mundur hapjen e saj .

Gjatë fjalës së tij pak minuta pas largimit të Berishës dhe mbështetësve të tij nga selia e PD-së, Lulzim Basha tha në konferencë për shtyp se personi që shkelmoi derën ishte Fatjon Dauti, i cili sipas tij kërkohet për trafik d roge në Britaninë e Madhe.

Njoftimi i PD-së Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmorri akte d hune në selinë e Partisë Demokratike.

Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë k riminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për d hunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, t rafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME