Categories Lajme

Tiranë, 5 të arrestuar, detaje

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 8 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij).

Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. J., 35 vjeç, pasi punonjësit e OSHEE-së në Kamzë, në banesë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. X., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi; – E. Sh., 25 vjeç, pasi ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore;

– E. R., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit D. S., 26 vjeç dhe D. S., 22 vjeç (vëllezër); I. D., 26 vjeç; B. M., 34 vjeç; E. S., 26 vjeç; K. M., 21 vjeç; E. M., 27 vjeç dhe B. M., 38 vjeç, pasi në ambientet e një subjekti privat, janë kofliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin.

Më datë 20.12.2021, shtetasi E. Z., 48 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshortja e tij, shtetasja A. Z., 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e mitur.

Më datë 20.12.2021, shtetasi P. M., 20 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja V. M., 18 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME