Categories Bota

Shkencëtarët: Jemi përpara emergjencës klimatike globale

6 nëntor /ATSH-AFP/ – Një grup ndërkombëtar i përbërë nga 11 mijë shkencëtarë, përmes një letre të botuar ka paralajmëruar për një emergjencë klimatike që mund të çojë në vuajtje të pallogaritshme nëse nuk merren veprime më serioze për të luftuar ndryshimet klimatike. Në letrën e tyre, pesë shkencëtarë dhe mijëra bashkënënshkrues theksuan se jo vetëm që ka filluar kriza klimatike, por ajo po përshpejtohet shumë më shpejtë nga ajo që pritnin shkencëtarët.

“Kjo krizë është shumë më e rëndë nga ajo që parashikohet duke kërcënuar ekosistemet natyrore dhe fatin e njerëzimit”, shkruajnë shkencëtarët William Ripple, Christopher Wolf, Thomas Newsome, Phoebe Barnard dhe William Moomaw në letrën e botuar në revistën shkencore ”BioScience”.

Sipas tyre, më shqetësuese janë pikat klimatike të pakthyeshme dhe reagimet përforcuese të natyrës të tilla si ato atmosferike, detare dhe tokësore, të cilat siç theksojnë, mund të çojnë në një Tokë të nxehtë përtej kontrollit të njerëzve. Autorët deklaruan se së fundmi janë inkurajuar nga rritja e shqetësimeve lidhur me ndryshimet klimatike, mes zhvillimeve të shumta duke përmendur veprimet qeveritare dhe protestat studentore.

Botimi i kësaj letre vjen disa ditë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, filloi procesin për të larguar Uashingtonin nga Marrëveshja historike Klimatike e Parisit, që kërkon të luftohen ndryshimet klimatike me reduktimet e ndërsjellta të emetimeve të klimës./ /ec/ a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME