Categories Lajme

Shkodër, Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”

DVP Shkodër, Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, si rezultat i kontrolleve në territoret e bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Operacioni u zhvillua gjatë një jave, nga DVP Shkodër, Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale AMP Shkodër-Lezhë dhe FNSh Tirana.

Në operacion u angazhuan 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafë, për kontrollin e territorit.

Asgjësohen 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale AMP Shkodër-Lezhë dhe me FNSh Tirana, si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, kanë finalizuar fazën e njëmbëdhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në përfundim të së cilës u asgjësuan në total 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave:

13867 bimë në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, Vau i Dejës; 133 bimë në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz, Pukë.

-Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 184 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME