Categories Lajme

Shkodër/ I mituri tentoni të bënte video për “Tik Tok”, por humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në njësinë Guri i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër. Një 10-vjeçar me inicialet N.Y ka humbur jetën në mënyrë aksidentale pasi po tentonte të bënte një video sikur po v et ëv ritej me qëllimin për ta hedhur në rrjetin social Tik Tok.

Sipas burimeve të “Panorama.al” kjo tentativë e v etë vr asjes së 10-vjeçarit e nisur si një shaka ka përfunduar në një tragjedi për atë, familjen, të afërmit dhe rrethin shoqëror.

Sipas burimeve i m ituri ndodhej i vetëm në atë moment kur po tentonte të realizonte këtë video dhe papritur diçka nuk ka shkuar mirë për të duke bërë që të humb jetën në vetëm pak minuta. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të v etëv arur 10-vjeçarin i cili ishte nxënës i shkollës “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi.

Menjëherë familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur pasi fëmija kishte humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga h etimet paraprake rezulton se 10 vjeçari ka dashur të bëjë një video në Tik Tok sikur po v etëv ritej por mjeti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i v arur në pamundësi për të gjetur një rrugë shpëtimi.

Forcat e policisë vijojnë h etimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë e cila shokoi banorët e Gurit të Zi por edhe më gjerë.

Burime nga shkolla ku ai bënte mësim bëjnë të ditur se 10 vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik, përkundrazi është cilësuar si një fëmijë i zgjuar dhe me shkathtësi por edhe një nxënës i mirë në mësime. Të shokuar kanë mbetur edhe mësuesit e shkollës si dhe nxënësit e tjerë të cilët kanë mësuar fatin e keq të bashkëmoshatarit të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME