Categories Lajme

Shkodër/ KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Atentati mafioz ndaj policit dhe kunatit të tij (Video)

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 marsit në Grudë të Re të Shkodrës, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika. Goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, është pista kryesore ku grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë atentat.

Gjatë marrjes në pyetje dy të plagosurit në ngjarje dëshmuan se nuk kanë probleme dhe se nuk e dinë se kush mund t’i ketë qëlluar. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika mbërrijnë pranë lokalit në Grudë të Re në orën 19:16. Për më shumë se një minutë, autorët që i prisnin qëllojnë me breshëri në drejtim të makinës së tyre.Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës.

Nga të shtënat me armë, makina shpërthen në flakë, por fatmirësisht Gjergj Ndërshtiqaj largohet disa metra me tutje duke u shpëtuar flakëve. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet se autorët largohen me një Benz ngjyrë gri. Kjo makinë më pas u gjet e djegur, ndërsa brenda saj ishin të shkrumbuar edhe 3 kallashnikovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME