Categories Lajme

Shkodër/ Nën hetim 46 persona. Në mesin e tyre 17 minorenë dhe Voltana Ademi

Policia e Shtetit, informon se për protestën e djeshme në Shkodër janë vënë nën hetim 46 persona dhe në mesin e tyre janë 17 minorenë si dhe kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, e cila dje kallëzoi mos reagimin e Policisë gjatë protestës. Organizuan tubim të paligjshëm, procedohen penalisht 8 persona. Procedohen penalisht për shkak të moshës 17 minorenë, për shkatërrim prone. Sipas Policisë, procedohen edhe 21 shtetas të tjerë, për pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Kanë nisur hetimet edhe për dy punonjës të zjarrfikëses së Bashkisë Shkodër, për shpërdorim detyre.

”Më datë 12.12.2020, rreth orës 11:00, në qendër të qytetit të Shkodrës është organizuar një tubim i paligjshëm. Gjatë marshimit një grup të miturish kanë thyer disa banderola në sheshin “Nënë Tereza” dhe kanë tentuar të kryejnë veprime të dhunshme, por janë penguar nga punonjësit e Policisë. Nga sendet e forta dhe lëndët piroteknike të përdorura nga këta persona është dëmtuar një punonjës policie”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Shkodrës, Voltana Ademi ka kallëzuar në prokurorinë Policinë e Shtetit për shpërdorim të detyrës. Pas incidenteve që u shënuan në protestën e ditës së shtunë në Shkodër, ku u shkatërrua dhe selia e Partisë Socialiste, Ademi tha se Policia e Shtetit nuk zbatoi detyrat e saj duke mos ruajtur rendin publik dhe sigurinë.

”Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Ata nuk ju përgjigjën thirrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”. Njoftimi i plotë Organizuan tubim të paligjshëm, procedohen penalisht 8 persona. Procedohen penalisht për shkak të moshës 17 minorenë, për shkatërrim prone. Procedohen edhe 21 shtetas të tjerë, për pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Gjithashtu procedohen penalisht edhe dy punonjës të zjarrfikëses së Bashkisë Shkodër, për shpërdorim detyre.

Më datë 12.12.2020, rreth orës 11:00, në qendër të qytetit të Shkodrës është organizuar një tubim i paligjshëm. Gjatë marshimit një grup të miturish kanë thyer disa banderola në sheshin “Nënë Tereza” dhe kanë tentuar të kryejnë veprime të dhunshme, por janë penguar nga punonjësit e Policisë. Nga sendet e forta dhe lëndët piroteknike të përdorura nga këta persona është dëmtuar një punonjës policie.

Më pas, pjesmarrësit në tubim janë shpërndarë në disa grupe dhe drejtime të ndryshme. Një grup personash është drejtuar te selia e një subjekti politik. Disa persona të mitur kanë ushtuar veprime të dhunshme duke thyer e shkatërruar xhamat e dyert dhe më pas kanë nxjerrë dhe djegur orenditë që ndodheshin brenda godinës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bazë të pamjeve filmike, kanë proceduar penalisht 17 minorenë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu janë proceduar si organizatorë të kësaj proteste, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme shtetasit V. A., A. S., A. Q., Z. Gj., S. H. , N. M., L. M. dhe I. Q.
Njëkohësisht janë proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 21 shtetas të tjerë.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, dy punonjës të repartit zjarrfikës, shtetasit T. M. dhe R. B., të cilët ishin në shërbim dhe kanë reaguar me vonesë pas njoftimit të bërë nga Salla Operative për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit para godinës së një subkjeti poltik. Policia e Shkodër apelon për të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime dhe të përfshihen në veprime të dhunshme pasi në radhë të parë rrezikojnë jetën e tyre. Gjithashtu apelon për të gjithë qytetarët dhe organizatorët që të mos organizojnë dhe marrin pjesë në tubime të paligjshme, aq më tepër në këtë kohë pandemie sepse është rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME