Categories Lajme

Nga prodhimi i vaksinës deri te…, rrëfimi i themeluesit të BioNtech

Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara, ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së Pfizer dhe BioNtech gjatë ditës së sotme. Dy dozat e vaksinës fillimisht kanë marrë autorizimin nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse edhe vaksina e Moderna kundër coronavirusit sipas të gjitha gjasave do të marrë lejen për përdorim nga FDA gjatë këtij muaji, shkruan Business Insider.

Pas shumë muajve testime, vaksina është konstatuar se është 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19, dhe këtë e kanë treguar edhe testimet në masë të madhe. Procesi i zhvillimit të vaksinës ishte shumë i shpejtë  sa që asnjë vaksinë tjetër në histori të njerëzimit nuk është krijuar dhe prodhuar në fabrikë me një shpejtësi të tillë. Vaksina që para kësaj konsiderohej si më e shpejta që është zhvilluar ndonjëherë, kishte kërkuar hiq më pak se katër vite punë të palodhshme.

Bashkëthemeluesi i BioNtech, Ugur Sahin, ka dizajnuar vaksinën brenda pak orëve në janar, sipas Wall Street Journal. Në anën tjetër zëdhënësi i BioNtech, ka konfirmuar për Business Insider që Sahin – që themeloi kompaninë me gruan e tij Ozlem Tureci, “mori një vendim të vështirë kur dizajnoi vaksinën gjatë fundjavës”.

Arsyeja që dy kandidatët arritën ta dizajnojnë kaq shpejtë vaksinën, është fakti që ata mbështeten shumë në teknologjinë që e përdorin: RNA apo mRNA. FDA kurrë më parë nuk kishte aprovuar vaksinën e bazuar në trajtimin e mRNA-së. Por tani kjo agjenci ka miratuar përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNtech, ku më pas pritet të ndodhë miratimi edhe i vaksinës së Moderna ku mRNA mund të vë standarde të reja në këtë industri.

RNA-ja është material gjenetik që i tregon qelizave të prodhojnë proteina. Vaksina kandidate e Pfizer kundër COVID-19, funksionon duke injektuar një pjesë të vogël të mRNA-së së coronavirusit në trupin e njeriut. Kodet e RNA-së për virusin nxitin prodhimin e proteinave, që ndihmojnë të sulmojnë dhe pushtojnë qelizat e infektuara. Në këtë mënyrë edhe antitrupat fusin në cak qelizat e infektuara dhe i neutralizojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME