Categories Lajme

Shkodra, pjesë e librit të rekordeve “Guinness”

Kryebashkiakja Voltana Ademi njoftoi se Shkodra ka shënuar emrin në librin e rekordeve “Guinness”. Protoganist është kosovari Agim Agushi, i cili ka veshur dhe ka zhveshur 165 herë bluzën e tij, duke mbajtur topin me kokë. Ai ka thyer rekordin e mëparshëm botëror i cili ishte vendosur po nga ai në Kosovë me 156 veshje-zhveshje fanelle.

“Shkodra shënon emrin e në librin e rekordeve “Guinness”. Në sallën e Këshillit Bashkiak, Agim Agushi, kosovari i mirënjohur për rekordet e tij, ka vendosur një të ri. Ai ia ka dalë të veshë dhe të zhveshë bluzën e tij 165 herë, duke mbajtur topin me kokë pa ndërprerje.

Rekordi i mëparshëm botëror, ishte vendosur po nga ai në Kosovë me 156 veshje- zhveshje të fanellës duke mbajtur tipin me kokë. Edhe 5 viteve Agim Agushi provoi të thyejë rekord, ndërsa rekordin e ri e vendosi sot, në kuadër të aktiviteteve në kuadër të Festës së Luleve, si i ftuar special i Bashkisë Shkodër.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME