Categories Politike

Batuta e Ramës: Shqipëria do të bëhet anëtare kur të ketë presidencën Turqia

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian të titulluar “Europa në një botë që po ndryshon” në Firence. Gjatë fjalës së tij, kryeministri foli ndër të tjera për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Teksa theksoi se Turqia nuk ka ndikim në vendin tonë, Rama nuk hezitoi të ndante edhe një batutë me të pranishmit.

Rama tha se optimistët mendojnë se Turqia do të bëhet anëtare në presidencë shqiptare dhe pesimistët besojnë se Shqipëria do të bëhet anëtare kur të ketë presidencën Turqia.“Me të gjithë atë që po përjetojmë ka një shaka, është e freskët për optimizmin në Shqipëria.

Eurooptimistët thonë se Turqia do të bëhet anëtare në presidencë shqiptare dhe europesimistët që Shqipëria do të bëhet anëtare kur të ketë presidencën Turqia,” theksoi kreu i qeverisë. Gjithashtu, ai pranoi se Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e BE, megjithatë shton se është e pakuptimtë zvarritja e këtij procesi.

“Unë mendoj se anëtarësimi është një fjalë e madhe dhe nëse do të më pyesnin sot a është Shqipëria gati për të qenë pjesë e BE unë do të thoja jo. Por ajo që nuk kuptoj është shtyrja e fillimit të punës reale për negociatat pasi është marrë vendimi.

Kjo është puna reale për të cilën ka nevojë vendi. Së dyti miqtë tanë evropianë mund të mbështeten te niveli turk. Pra ti mbash vendet në këtë lloj pozicioni kjo nuk ka kuptim dhe duhet mjaft skizofrenike. Kjo e Maqedonisë dhe pasja e kësaj kutie pandore, kjo mund të shndërrohet në një shpërthim të madh për të gjithë. Duhet të shmangim ta vënë historinë në mes të BE,” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME