Categories Lajme

Shkodra si Palermo, shumë ngjarje, por asnjë nuk gjendet

Gjatë vitit 2018 në qytetin e Shkodrës ndodhën një sërë krimesh të rënda. Por,  pavarësisht se ato bënë bujë dhe e kthyen qytetin në një “Palermo”, hetuesit nuk kanë gjetur akoma gjurmë që të çojnë tek ekzekutorët.

“Isha duke peshkuar kur vranë Arjanin, i njoh ata që e qëlluan”.  Kështu besohet të jetë shpreh tregtari i peshkut Fatos Ferracaku pasi ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracakun.

Ky thashethem u përdor si motiv ndaj  atentatit në ambjentet e tregut, ku dhe ushtronte aktivitetin e tij. nPo pinte kafe me kunatin Fatmir Mehaj, i cili mbeti i plagosur. Para kësaj ngjarjeje disa krime kishin ndodhur në Shkodër njeri pas tjetrit në vitin 2018. Pesë  të vrarë, 2 të zhdukur dhe 1 atentat me tritol.

Nisi me terrorin në mes të qytetit.  Një bombë shpërtheu mes njerëzve. U plagos personi për të cilin u tha se ishte shenjestra i njohur si i forti në Shkodër, Lul Kulla. Pamjet ngjanin si një akt terrorist ku 6 persona të tjerë mbetën të plagosur. Çdo gjë u shkatërrua, por Kulla shpëtoi. Për të, tre të rinj nga Elbasani janë në pranga të dyshuar si të paguar për të eleminuar 42-vjeçarin.

Në qershor, 2 persona u zhdukën në Shkodër pa lënë asnjë gjurmë. Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.  Asnjë shenjë jete, asnjë telefonatë. Në 15 korrik vritet Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci brenda në makinë. Fëmija i tyre 5-vjeç i shpëtoi plumbave. Në 8 gusht u vra në një atentat mafioz Fabardh Lici, kunati i Lul Kullës.  Lici ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur dy persona e qëllojnë me breshëri kallashnikovi.

Arjan Ferracaku ekzekutohet  në 1 shtator në momentin që ishte duke kaluar në zonën e Hidrovorit në Dobraç të Shkodrës. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona, por që deri më sot Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë. /abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME