Categories Lajme

Shkodrani hero në Gjermani, thyen xhamin e makinës dhe shpëton shoferin e mbuluar nga uji

Përmbytjet vijojnë që të marrin jetë në Gjermani dhe Belgjikë, teksa deri tani numri i viktimave ka shkuar në 190. 163 viktima janë regjistruar në Gjermani  dhe 36 në Belgjikë. Në mesin e qindra viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani është edhe një çift shqiptar nga Kosova.

Në një video që qarkullon në rrjet duket momenti kur një shqiptar arrin që bashkë me kolegun e tij që po udhëtonin me kamion të shpëtojnë një gjerman.

Në video, shqiptari i kthyer në hero, Renato Temali nga Shkodra që jeton dhe punon në Gjermani ka qenë duke u kthyer nga puna kur kanë parë një person që ndodhej brenda një makine e cila ishte mbuluar nga vërshimi i ujit nga përmbytjet.

Sikur duket edhe nga video, Temali ka dalë nga kamioni duke hipur mbi kabinën e makinës së ishte mbuluar nga uji dhe me një kaçavidë ka thyer xhamin e derës së shoferit për të shpëtuar drejtuesin e makinës që ishte mbuluar nga vërshimi.

Nga përmbytjet, Gjermania ka bilancin më të rëndë, por ende të zhdukur janë qindra persona, teksa puna për gjetjen e tyre vijon nga ekipet e kërkim shpëtimit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME