Categories Lajme

Shkoi 5 vjeç në Zvicër, sot i martuar me dy fëmijë, dëbohet shqiptari

Gjykata Federale në Zvicër ka vendosur dëbimin e një shtetasi nga Kosova pas 40 vitesh qëndrimi atje. Kosovari ishte dënuar disa herë në Zvicër për vepra të ndryshme penale.

Ndër të tjera, ai ka marrë pjesë në disa vjedhje të makinerisë ndërtimore me vlerë prej rreth 230 mijë frangash dhe ka shitur në Kosovë elektroshtëpiake të vjedhura në Zvicër. Veç këtyre ai ka qenë i përfshirë në tregtinë e 53 kilogramëve marijuanë. Gjykata e Qarkut e Badenit e kishte dënuar 45-vjeçarin në muajin prill të vitit 2005 me pesë muaj e gjysmë burg ndërsa në vitin 2014 me katër vite e 9 muaj burg. Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut ia kishte ngritur dënimin e fundit edhe një vit.

Kështu, 45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg jo më parë se në vitin 2021. Menjëherë pas kësaj, siç ka vendosur tashmë Zyra për Migracion e Aargaut, ai duhet ta lëshojë edhe Zvicrën. Kosovari mësohet se kishte emigruar në Zvicër që në moshën 5 vjeçare. Ai u rrit atje, u martua dhe është baba i dy fëmijëve adoleshentë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME