I hidhur ka qenë fati i një hajduti shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur gjatë një tentative vjedhje.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Romës.
Mediat italiane raportojnë se 38-vjeçari shqiptar me inicialet B.H., ka rënë nga dritarja e një magazine, pasi kishte humbur kontrollin. Mësohet se ai ka rënë në parkimin e magazinës ku dhe u zbulua nga roja.
Shqiptari u transportua për në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa akuzohet për vjedhje e mbetur në tentativë.