Categories Lajme

Shkojnë për të marrë inerte, punëtorët gjejnë makinën e rrëzuar në përrua

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave nga e njëjta familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Erzurum të Turqisë.

70-vjeçari Remzi Delibaş, bashkëshortja e tij Nevin Delibaş (67) dhe e bija, Derya Delibaş (39) ishin nisur nga Vani për në Stamboll, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në Erzurum dhe përfundoi 10 metra poshtë në një përrua. Makina me 3 familjarët u gjet nga punëtorët e një firme ndërtimi që kishin mbërritur në bregun e përroit për të marrë inerte.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet zjarrfikëseve dhe të xhandarmërisë, të cilët nxorën trupat dhe makinën nga përroi me ndihmën e një vinçi. Të tre familjarët kishin ndërruar jetë.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në qytetin ku banonin, u pa se 3 familjarët ishin nisur nga Vani në orën 05:30 të mëngjesit, ndërsa aksidenti llogaritet të ketë ndodhur rreth orës 11:00. Rruga nga Provinca Van në Stamboll zgjat mbi 18 orë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME