Categories Lajme

Shkolla 9-vjeçare “Shefqet Tançi”, 5 mësuese rezultojnë pozitive me covid

Situata e pandemisë vijon të jetë ende problematike në vendin tonë, ku numri i rasteve të reja të diagnostikuar pozitivë mbete në shifra tepër të larta. Rinisja e mësimit shkollor në arsimin para-universitar është një thikë me dy presa që mund të ndikojë në përhapjen e mëtejshme të virusit, në ato raste kur nuk zbatohen me rigorozitet protokollet e shëndetësisë.

Numri i mësuesve të zyrtarizuar me Covid-19 në shkollën “Shefqet Tançi” në lagjen e re të Bulqizës, ka shkuar në 5, duke e bërë situatën në këtë institucion alarmante. Po ashtu mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit.Ndonëse në shkollën “Shefqet Tançi” janë pesë mësues të infektuar, mësimi vijon pa ndërprerje. Burime jo zyrtare thanë se bashkëshorti i njërës prej mësuesve në këtë shkollë vijon të shkoj në punë.Kujtojmë së gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar 159 raste të reja pozitive si dhe kanë humbur jetën 4 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME