Categories Lajme

Shkon në 23 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, zgjerohet harta e qyteteve të prekura (VIDEO)

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 23 numrin e të prekurve në Shqipëri në total. Nga këto 8 raste të reja, 2 prej të infektuarve kanë pasur kontakt me viktimën e parë të regjistruar me koronavirus, 73-vjeçaren në Durrës, e për pasojë janë vetëizoluar në shtëpi.

Ministria e shëndetësisë bën me dije se është zgjeruar edhe harta e qyteteve të prekura më koronavirus në Shqipëri. Pas Tiranës dhe Durrësit, janë regjistruar raste edhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë, të gjitha këto me histori udhëtimi në Itali.

Kështu, në një informacion të përgjithshëm mbi gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e tw infektuarve, raportohet se 5 prej personave të prekur ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë, më konkretisht tre të infektuar nga pacienti ‘zero’; një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, të dy me histori udhëtimi me Italinë. Fatmirësisht, referuar burimeve zyrtare, gjendja e tyre shëndetësore deri në këto momente është e stabilizuar.

Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta, njofton ministria e shëndetësisë e ndërsa në vetëkarantimin (TË DYSHUAR me koronavirus) janë gjithsej 134.

Një lajm i mirë, mes kësaj situate të vështirë që po përjeton vendi ynë, është se asnjë mjek apo infermierë nga spitali i Durrësit, ku u regjistrua pozitiv nuk është prekur nga koronavirusi.

Harta e qyteteve të prekura
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

1584013134_hartakoronashqiperi.jpg

Harta me zonat ku janë konstatuar të prekur me Koronavirus në Shqipëri

B.K./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME