Categories Lajme

Shkon në kishë për meshën e të dielës, qytetari nga Durrësi përballet me surprizën e hidhur (FOTOT)

Një grabitje në mes të ditës është regjistruar në qytetetin e Durrësit mëngjesin paraditen e sotme. Një qytetar i është drejtuar kishës ortodokse ‘Apostull Pavli dhe Shën Asti’, në lagjen nr.3, për të ndjekur meshën e së dielës, por u përball me një surprizë të hidhur. Pas daljes nga mesha, ai ka gjetur xhamin e automjetit të thyer dhe celularin e laptopin të vjedhur.

Dëshmitarë bëjnë me dije se besimtari i ka rënë numrit të personit që e kishte vjedhur dhe ai ia hapte telefonin, por nuk i kthente përgjigje.

Në komunikim me hajdutin, qytetari i kishte thënë se mund ta mbante laptopin, vetëm t’i kthente telefonin, por deri në mbërritjen e policisë nuk kishte marrë përgjigje nga personi që ia vodhi.

Mësohet se policia ka nisur hetimet për rastin. Efektivët janë në pritje të mbërritjes së ekspertëve për të verifikuar kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë, të cilat mund të hedhin më shumë dritë mbi identitetin e personit që realizoi vjedhjen.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME