Categories Lajme

Shkon të bëj operacion plastik hundën, i riu fsheh simptomat e koronavirusit, infekton ekipin e mjekëve

Një djalë në Itali fshehu simptomat e koronavirusit vetëm që operacioni i tij plastik në hundë të mos shtyhej. Ai ishte i infektuar me koronavirus dhe nuk i kishte treguar asgjë ekipit të mjekëve në spitalin ‘Parini’ në Aosta në veri të Italisë.

I infektuari kishte hyrë në sallën e operacionit dhe ka qenë mjeku anestezist që vuri re një ngritje të temperaturës së pacientit. Më pas ai u nxor nga salla e operacionit dhe iu bë tamponi i COVID-19, i cili rezultoi pozitiv.

Por fatkeqësisht ai kishte infektuar mjekun anestezist, kirurgun dhe një infermiere. Sipas ‘La Repubblica Torino’, prokuroria e Aosta-s ka hapur zyrtarisht një dosje për të riun, i cili rrezikon deri në 12 vjet burg.

“Pacienti duhej të kryente një rinosettoplastica, një operacion estetik në hundë, i cili edhe mund të priste nuk ishte rast urgjent për t’u bërë, mund të shtyhej”- ka thënë mjeku kirurg për mediat italiane.

Javët e fundit, personi i infektuar kishte rënë në kontakt me shumë turistë që kishin ardhur nga Lombardia në zonën turistike të ‘Valle d’Aosta’ nga ku dhe mund ta ketë marrë COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME