Categories Lajme

Von Der Leyen: Evropa e nënvlerësoi koronavirusin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha të martën e 17 marsit se Evropa e nënvlerësoi shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi.

Në një intervistë për gazetën gjermane gazetës Bild , Leyen u shpreh se duhen marrë masa drastike.

“Unë mendoj se ne të gjithë, që nuk jemi ekspertë, fillimisht e nënvlerësuan koronavirusin. Por ndërkohë është bërë gjithashtu e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë,” tha ajo, duke shtuar se është e rëndësishme të respektojmë deklaratat e shtetrrethimit nga disa anëtarë të BE-së.

Presidenti francez Emmanual Macron e përshkroi situatën kundër virusit si një “luftë”, por von der Leyen tha: “Unë personalisht nuk do ta përdorja fjalën luftë, por e kuptoj motivimin e presidentit francez. Sepse koronavirusi është një kundërshtar i padenjë. Ne nuk e shohim atë, nuk ka ngjyrë, nuk ka shije. Sidoqoftë, vërejmë se po përhapet me një ritëm të furishëm.”

Virusi u shfaq në Wuhan të Kinë dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 163 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një pandemi dhe Evropëm si epiqendrën e re të virusit. Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 7,994 viktima dhe 199,394 të infektuar në të gjithë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME