Categories Lajme

Shkonte e sëmurë, mjekët për 36-vjeçaren: I dhamë shërbimin, nuk e gjetëm dot çfarë kishte

Një ditë më parë në spitalin e Durrësit ka ndërruar jetë Margarita Keci, 36-vjeçe, pasi kishte mbërritur me urgjencë. Policia ka proceduar penalisht për këtë ngjarje dy mjekë të qendrës Shëndetësore në Shijak dhe Urgjencës mjekësore të Durrësit.

Ende janë të paqarta rrethanat në të cilat e ka humbur jetën 36-vjeçarja, ndërsa mësohet se mjekët e Shijakut dhe të Durrësit nuk kanë arritur të përcaktojnë diagnozën se nga se vuante. Viktimës i është bërë autopsia e cila pritet të zbardhë shkaqet e vërteta të humbjes së jetës. Na ana e tyre, mjekët kanë deklaruar para hetuesve se kanë bërë më të mirën e mundshme në shërbimin e dhënë ndaj pacientes, por pavarësisht kësaj, nuk i gjetën dot diagnozën.

Por ndryshe mendojnë familjarët e viktimës të cilët shprehen se nuk i është bërë trajtimi i duhur. Ata tregojnë se Keci shkonte herë pas here në qendrën shëndetësore me të vjella dhe shtrëngim të kraharorit. Mjekja e familjes O.S, 27 vjeçe i ka dhënë medikamente gruas së re për qetësimin e dhimbjeve, por duket se ato nuk e kanë përmirësuar gjendjen shëndetësore të 36 vjeçares.

Me dhimbje barku, ajo është paraqitur sërish në QSh dhe ka kërkuar nga mjekët që ta kuronin. Vajtja disa herë e viktimës në Qendrën Shëndetësore pranohet edhe nga policia, që në njoftimin për shtyp bën të ditur se shtetasja “pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë”.

36-vjeçares që humbi jetën i është bërë serum mbrëmjen e së martës nga mjeku roje i QSh Shijak, shtetasi M.S. 49 vjeç., ndërkohë që mëngjesin e ditës së mërkurë është ngritur sërish duke u ankuar nga dhimbjet. Kur ka shkuar në spitalin e Durrësit, 36-vjeçarja ka qenë thuajse pa puls dhe më pas ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME