Categories Lifestyle

Shqiptari: 5-10% e të prekurve me covid, mund të mos i rikthehet nuhatja

Ndonëse Covid është një infeksion që shpesh manifestohet me probleme të rrugëve të frymëmarrjes  dhe ato të sistemit tretës, humbja e nuhatjes dhe shijes sipas neurologut Erion Dushi, mund të jetë dhe simptoma e parë ose e vetme që mund të tregojë se jeni prekur nga koronavirusi.“Kjo është më shumë një shenjë dhe një simptomë që vetë pacienti mund ta vrë re në momentin që i ulet nuhatja. Në këtë moment duhet të testojë veten nëse arrin të nuhasë aroma të ndryshme”, ka thënë mjeku. Tek 5 deri në 10% e të prekurve nga koronavirusi sipas neurologut Dushi nuhatja mund të mos rikthehet.

Rreth 1/3 e pacientëve pëson një dëmtim të rëndë një pjesë tjetër e kanë të lehtë, te ato që e kanë dëmtimin e rëndë e përfitojnë nuhatjen brenda një periudhe prej dy tre javësh, ndërsa 5 -10 % e tyre mund të kenë humbje të përhershme”, ka thënë Dushi. Neurologu në spitalin Hygeia tregon se ky nuk është problemi i vetëm neurologjik që shkakton SARS -CO V2.

“Një nga problemet që infeksionet Covid mund të shkaktojë është një gjendje ku gjaku mpikset më shpejt kjo sepse vetë virusi ëhstë në gjendje të atatakojë cipën e brendshme të enëve të gjakur dhe pacientët që kanë faktorë rrisku për sëmundje kardiovaskulare janë më të rrezikuar për të pësuar ishemi celebrale. Dhe si shumë sëmundje të tjera mund të provokojë dhe sëmundje të tjera të sistemit nervor”, ka thënë ndër të tjera doktori. Neurologu thotë se disa prej këtyre komlikacioneve mund të shfaqen më rrallë megjthkëtë qytetarët duhet të konsiderojnë çdo problem shëndetëor që iu shfaqet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME