Categories Lajme

Shkrimi i DW: Si ndahen mandatet deri më tani mes PS dhe PD, një garë e fortë

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, (PSD) Tom Doshi dha të hënën, (26.04) dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi në Zgjedhjet Parlamentare të së dielës si edhe nga mandati i deputetit. Pjesëmarrja e Tom Doshit, si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit erdhi pas refuzimit prej tij të thirrjeve këmbëngulëse të ambasadës amerikane drejtuar KQZ që të mos lejonte kandidimin e tij pasi kishte të dhëna për përfshirje “në raste madhore korrupsioni.”

Numërimi i votave për subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka filluar mbrëmë në mesnatë dhe po vazhdon. Komisioneri Shtetëror i KQZ deklaroi se ai do të përfundojë brenda 48 orësh.

Në 8 orët e para të ditës së sotme, (26.04) janë numëruar votat në rreth 20 përqind të 5199 kutive votimi. Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson me 50.19 përqind të votave, e ndjekur nga PD me 39 përqind, LSI me 7,1 përqind dhe PSD me 2 përqind. Të përkthyera në mandate deputetësh këto përqindje votash janë 66 për PS, 52 për PD , 6 për LSI dhe 3 për PSD.

Mbështetur në sondazhet e publikuara pas mesnatës së mbrëmshme analistët e Tiranës mendojnë që partia që do të shpallet fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do të ketë një diferencë të ngushtë me partitë kundërshtare.

Fjala është për PS dhe PD që në 30 vite zgjedhjesh parlamentare demokratike dhe pluraliste kanë kryer rotacionin e pushtetit në Shqipëri. Nga rezultatet e deritanishme, PS rezulton të ketë marrë më shumë vota se PD, ndërsa LSI ka humbur elektorat. Por ende është herët për të bërë parashikime, pasi votat në rreth 80 përqind të kutive pritet të numërohen në vijim.

Palët në garë parashikojnë fitoren

Kryetari i PS, Edi Rama në një reagim të dielën u shpreh, se “rezultati i vërtetë është ai që ndodhet në kutitë e votimit.” “Sondazhet, Exit poll-et, pavarësisht se na nxjerrin forcë qeverisëse, i përkasin arsyetimeve para ndeshjeve. Tani është rezultati i kutive që është dhe rezultati i ndeshjes” tha ai. Rama kërkoi që çdo numërues i votave të kryejë me përgjegjësi detyrën dhe “të numërojë në mënyrë korrekte votat që janë në kuti. Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse, por nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria”, theksoi ai.

Nga ana e tij, kryetari i PD , Lulzim Basha i konsideroi rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave  si”një fitore të qartë për Aleancën për Ndryshim” që kryesohet nga PD. Ai shprehu besimin se “komisionerët dhe numëruesit do ta menaxhojne procesin me përgjegjësi sipas ligjit dhe në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”.

Në mesditë pritet edhe një konferencë shtypi lidhur me procesi zgjedhor të deritanishëm të Zgjedhjeve Parlamentare 2021 nga Ambasadorja Urzula Gacek, kryetare e Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të ODIHR-it.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME