Categories Lajme

Shkrumbohen tre mjete pranë qendrës tregtare në kryeqytet (FOTO)

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte pranë një qendre tregtare në kryeqytet. Për pasojë dy automjete të tjera që ishin parkuar aty pranë janë dëmtuar pjesërisht.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Bëhet me dije se automjeti i djegur është një ‘Benz’ me targa AA110GT, ndërkohë sipas pamjeve shihet se automjeti ka qenë ënë lëvizje.

Njoftimi i policisë: Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të batërisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E. G., dhe për pasojë  janë dëmtuar pjesërisht dhe  2 mjete të tjera të parkuara. Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME