Një automjet është shkrumbuar plotësisht pasi ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që ka përfshirë totalisht mjetin. Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje një mjet “Renault”. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.
Categories
Lajme
Shkrumbohet një makinë në autostradën Tiranë-Elbasan, shpëton shoferi
