Categories Lajme

Shkuan për ski, humbin jetën 6 turistë dhe plagosen 11 të tjerë

6 turistë gjermanë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet i ka marrë përpara. Turitët, të gjithë të moshës 20 vjeçare, kishin shkuar në Itali për të bërë ski dhe për të pushuar, kur u përplasën tragjikisht nga një Audi ndërsa prisnin autobusin e tyre për t’u kthyer në hotel.

Mediat italiane informojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Luttach, afër kufirit austriak në Tirolin e Jugut, Itali, rreth orës 1:15 të mëngjesit. Shoferi i automjetit është një 28-vjeçar vendas, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes dhe po ashtu ka mbetur i plagosur. Luttach është një fshat malor dhe një destinacion mjaft i pëlqyer për turistët, ku u jepet mundësia të bëjnë ski në muajt e dimrit dhe t shijojnë natyrën. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME