Categories Lajme

Shkumbini merr përpara urën e izolon banorët në Librazhd, Balla jep lajmin e mirë (Video)

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra dhe banorët e zonës panë nga afër përfundimin e punimeve të urës së re tip “bailey” që lidh fshatin Dardhë me pjesën tjetër të Bashkisë së Librazhdit, e cila u ndërtua nga Ministria e Mbrojtjes. Para disa kohësh ura e varur mbi lumin Shkumbin që bënte të mundur lidhjen e fshatit Dardhë me pjesën tjetër të Bashkisë së Librazhdit u shemb si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit.

Prej atëherë lëvizja e banorëve dhe fëmijëve të shkollës bëhej me anë të një litari varur në dy anët e lumit duke përbërë rrezik për jetën e tyre. Bashkia e Librazhdit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes bënë të mundur ndërtimin e një ure tip “bailey” për kalimin e sigurtë, tashmë jo vetëm të këmbësorëve, por edhe të automjeteve. Në fjalën e tij, Balla tha se pavarsisht se e gjithë vëmendja e qeverisë dhe e të gjithë popullit shqiptar shkon sot për familjet që janë prekur nga tërmeti, punët e rëndësishme në çdo cep të vendit vazhdojnë.

“Edhe pse gjithë vëmendja e qeverisë dhe e të gjithë popullit shqiptar shkojnë sot për familjet që janë të pastreha për shkak të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti; mendimet tona dhe solidariteti ynë shkon për familjet që humbën të afërmit e tyre, por punët e rëndësishme në çdo cep të vendit vazhdojnë dhe për këtë qëllim jemi sot në Librazhd. Ky fshat disa muaj më parë mbeti pa urë për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Shkumbin që rrëmbeu të vetmen urë që lidhte fshatin me rrugën kryesore dhe bashkinë e Librazhdit. Me ardhjen e dimrit plotësimi i nevojave të fshatit me këtë urë bëhej i domosdoshëm, pasi siç e keni parë, kalimi i lumit nga fëmijët e shkollës apo edhe i banorëve të tjerë bëhej përmes një litari, që në mund të rrezikonte nga momenti në moment jetën e çdo fëmije dhe çdo banori. Jam shumë i gëzuar që sot jemi para jush me fjalë të mbajtur dhe ky është kuptimi i motos tonë “E gjithë vëmendja e qeverisë sonë është për njerëzit”. Gjej rastin të falenderoj kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes Xhaçka për përgjigjen në kohë të kërkesës së Bashkisë së Librazhdit. Ky është një shembull kuptimplotë sesi punojnë bashkë pushteti vendor dhe ai qëndror”, deklaroi Balla.

Investimi në urën e Hotolishtit ishte emergjencë për banorët e kësaj zone të cilët rrezikonin çdo ditë duke kaluar lumin. Bashkia e Librazhdit u kujdes që punimet të kryheshin gjatë muajve pa reshje, për të bërë të mundur që ardhja e dimrit të mos bëhej pengesë për punimet.bw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME