Categories Lajme

Shmanget “masakra” në Elbasan/ Bandat në ndjekje të njëra-tjetrës, çfarë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme

Një ngjarje e rëndë kriminale është shmangur në Elbasan, pasi dy automjete ishin vënë në ndjekje të njëra-tjetrës.

Mësohet se në automjete ishin me pesë persona, të cilët ishin përfshirë më herët në një konflikt i cili mund të përshkallëzohej më tej.

Policia bën me dije se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis 5 shtetasve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në hyrje të Elbasanit, disa shtetas ndiqnin njëri-tjetrin, me 2 automjetet që drejtonin, për shkak të një koflikti të mëparshëm midis tyre, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në të. Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar. Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME