P.lagosje në kryeqytet. Pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka p lagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e T raumës, nën kujdes mjekësor.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “V rasja e mbetur në tentativë”.