Categories Politike

Leyla Moses Ones: Shqipëria refuzoi makinacionet ruse

E ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses Ones është shprehur se Ballkani Perëndimor është parë gjithmonë nga Rusia, Kina dhe Irani si një burim shfrytëzimi dhe më pas për tu flakur tej. Por Moses Ones theksoi se Shqipëria ka zgjedhur që të distancohet duke i bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje, duke refuzuar makinacionet ruse si edhe duke mos toleruar terroristë iranianë në tokën e saj.

Leyla Moses Ones: “Ekzistojnë vende të tjera që kërkojnë rrugë më të lehta përpara. Shqyrtojini kërkesat e tyre përpara se ti pranoni ato, do të zbuloni që për Rusinë, Kinën dhe Iranin Ballkani Perëndimor është një mjet për një qëllim, një burim nga i cili mund të shfrytëzohet dhe më pas mund të flaket tej. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë të minojnë modelin perëndimor të vetëqeverisjes që çmon lirinë dhe zgjedhjen. Me oligarkitë e korruptuara që janë të divorcuara nga interesi i njerëzve, të cilëve supozohet t’ju shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe dëmton autonominë politike të ashtuquajturve partnerëve të saj. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë duke kërkuar ti përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e donatorëve të fshehur.

Shqipëria ja ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur sërish dhe përsëri të mbajë qëndrime parimore.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME