Categories Lajme

Shoferët shqiptarë në gjendje të mjerueshme, vetëm 10% e shkelësve të ritestuar morën provimin

Ndonëse Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve për banorë në Europë ka nivelin më të lartë të aksidenteve në rrugë me pasojë në humbjen e jetës.

Statistikat zyrtare tregojnë se në shumicën e rasteve fajet burojnë moszbatimi i rregullave të qarkullimit si nga shoferë, ashtu edhe nga këmbësorët. Por një statistikë e fundit e Drejtorisë së Transportit Rrugor tregoi gjendjen e mjerueshme të njohurive të shoferëve që drejtojnë automjetet në vendin tonë.

Nga 429 ri-regjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 44 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Transportit RRugor. Siç shihet vetëm 10.2% e shofereve që kanë që janë kapur ne shkelje kanë arritur të rifitojnë patentën.

Me tej DPTRR sqaroi se kishte vetëm 3 kalues në Testin e rimarrjes së Lejes së Drejtimit, në seancën e 20-të të ri-testimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 25 kandidatë për këtë seancë.

“Për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë” reagoi sot Drejtoria e Transportit.

DPTRR bëri thirrje të respektohen normat e qarkullimit rrugor sepse “nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim”.

Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen dhe plagosjen janë një bilanc lufte në vendin tonë. Vetëm në muajin prill të këtij viti ndodhen 69 aksidente rrugore. Në 87,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Gjatë vitit të kaluar ndodhen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin 2021.

Aksidentet në 79,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve me 2022 është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6 % dhe në 14,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Në fund të vitit 2021 në të gjithë vendin ishin të regjistruara rreth 590 mijë vetura. Me të dhëna të përgjithshme 1 në 5 shqiptare ka një makinë. Krahasimi me të dhënat e tjera të Eurostat tregon se Shqipëria e ka këtë tregues shumë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku një në dy banorë ka një auto veturë (0.53 auto vetura për banor).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME