Categories Lajme

Shoferi i kamionit godet 34 makina të parkuara, nga zjarri që shpërtheu u përfshi edhe një ndërtesë

Në qytetin gjerman Furth, shoferi i dehur i një kamioni ka shkaktuar një kaos të vërtetë – duke goditur 34 vetura të parkuara ku si pasojë erdhi deri te shpërthimi i një zjarri të madh.

Ngjarja ka ndodhur në Furth jo larg Nurembergut, ku dukej si një zonë lufte pasi që shoferi i dehur i kamionit injoroi ngjyrën e kuqe në semafor dhe goditi një veturë në udhëkryq, e më pas edhe 34 tjera të parkuara si pasojë e shpejtësisë së madhe, transmeton Telegrafi.

Kamioni i shoferit të dehur ka shkaktuar një kaos të vërtetë përgjatë rrugës 500 metërshe, ku disa prej veturave janë shkatërruar plotësisht. Si rezultat i përplasjes kamioni u përfshi nga zjarri së bashku me disa vetura, e zjarri preku edhe ndërtesën që ishte afër, e zjarrfikësit evakuuan tërë objektin.

Në incidentin që ndodhi të martën mbrëma janë përfshirë shoferi i kamionit, i një veture që u godit fillimisht dhe një këmbësor. Shoferi i kamionit është arrestuar dhe bëhet fjalë për burrin 50-vjeç nga Turqia, i cili nuk kishte leje qëndrimi në Gjermani. E gjatë testit të alkoolit është konstatuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit kur ka qëndruar prapa timonit.

https://twitter.com/i/status/1491379159792160771

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME