Categories Lajme

Shoferi përplas 20-vjeçaren te vizat e bardha në Tiranë, arrestohet nga policia

Vihet në pranga një shtetas që aksidentoi një këmbësore, në vijat e bardha. Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi Sadik Përpunja, banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME