Categories Sport

Shokët e skuadrës po e prisnin për ndeshje, futbollisti shqiptar bie nga kati i 8-të i restorantit

Klubi i futbollit është tronditur thellë pas ndarjes nga jeta të një lojtarit shqiptar, Mario Bacaj, 28 vjeç, i cili ra nga kati i tetë i një bari në qendër të qytetit të Adelaides në Australi.

Bacaj, i cili ishte pjesë e Adelaide Eagles Soccer Club, kishte njoftuar në grupin e skuadrës në orën 10:15 të mëngjesit të 15 qershorit se ndihej i sëmurë dhe nuk do të mund të luante në ndeshjen e planifikuar atë ditë. Pak orë më vonë, shokët e skuadrës morën lajmin e hidhur se ai kishte ndërruar jetë pas rënies nga kati i tetë i një restoranti në zonën qendrore të qytetit.

“Është një tronditje për të gjithë ne”, tha një person i lidhur me klubin. “Ai ishte shqiptar, rritur në Itali. E donte futbollin dhe ishte një djalë i lumtur dhe i bukur – si më i miri në komunitetin tonë. Luanim me të çdo fundjavë.”

Mario Bacaj kishte jetuar në Adelaide për disa vite, ku punonte dhe studionte, dhe ishte në prag të marrjes së licencës për ndërtim.

Të hënën, shokët e tij të skuadrës u mblodhën pranë barit ku ndodhi ngjarja për të vendosur lule të bardha dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Një kartolinë shprehte ngushëllimet në gjuhën shqipe: “Pushafsh në Paqe Mario.”

Policia dhe shërbimet emergjente mbyllën zonën për disa orë për hetime, ndërsa vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME