Categories Lajme

Shoku i Martinajt doli nga shtëpia por u kthye sërish, momentet e fundit të Erigers Mihasi para se të ekzekutohej

Detaje të reja janë mësuar ditën e sotme nga ekzekutimi i Erigers Mihasit mikut të të shumëkërkuarit Ervis Martianaj.

Albeu.com ka mundur të sigurojë videon ku shihet se Erigers Mihasi del nga shtëpia dhe hyn sërish duke vrapuar.

Kujtojmë se ekspertët kanë bërë të ditur  se atentatorët kanë goditur 40 herë ndaj 32-vjeçarit dhe 26-vjeçarit. Nga këto goditje me kallashnikov, 13 plumba goditën Mihasin, ku kanë rezultuar fatale dy plagët në qafë. Ndërsa viktima tjetër, Armando Dumani u qëllua me katër plumba.

Ngjarja e 13 nëntorit tronditi Tiranën duke rikthyer edhe sërish atentatet mafioze. Hetuesit po hetojnë si motivin kryesor mes bandave kriminale. Mendohet se në këtë atentat kanë marrë pjesë 3 persona: Dy atentatorët dhe shoferi. Pas krimit, u gjet në Thumanë një automjet i djegur, ku brenda makinës ishin futur dhe dy kallashnikovë.

Erigers Mihasi u vra vetëm 24 orë pasi ishte kthyer nga Gjermania. Ndërkohë pritet të zbardhen të tjera detaje që çuan në vrasjen e dy të rinjve në Astir.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME