Categories Lajme

“Shoku im ka bërë gjithçka”, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit para hetuesve për vrasjen e shqiptares: Po flija

Partneri i shqiptares Gjerogjia Murati që u vra në Greqi pak ditë më parë vijon të mohojë akuzat për vrasjen e saj. Para hetuesve, 39-vjeçari grek është shprehur se nuk ka lidhje me krimin dhe se gjithçka është bërë nga shoku i tij. “Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket miku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ishte kufoma”, -argumenton partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet për krimin së bashku me shokun e tij.

Sipas avokatit mbrojtës të 39-vjeçarit, Othona Papadopoulos, i pandehuri mohon përfshirjen e tij në vrasje, pohon se nuk kishte asnjë përfshirje dhe se nuk kishte dijeni për vdekjen e saj. Ndërkohë, 39-vjeçari ka gjithsej 45 rekorde ndaj tij për raste të ndryshme, përfshirë rrahje, dhunë në familje dhe akuzë për përdhunim të motrës.

Nga ana e tij, i pandehuri i dytë, 34 vjeç, pretendon se nuk dinte asgjë për aktin e vrasjes dhe se qëllimi i tij atë natë ishte grabitja e viktimës. “Ai nuk kishte asnjë motiv tjetër, aq më pak qëllim vrasjeje”, thekson avokati që e përfaqëson, Giorgos Parigoris .

“Fillimisht ka marrë pjesë në imobilizimin e gruas dhe më pas, pas një tundje me kokë nga i akuzuari i parë, është nisur për në katin e poshtëm ku ka qëndruar për një kohë. Më pas i pandehuri i parë ka zbritur nga banesa dhe e ka njoftuar se gruaja ka vdekur”. 34-vjeçari pohon se për sa kohë ka qenë i pranishëm në banesë, gruaja fatkeqe ka qenë gjallë dhe e palëvizur, ndërsa pranon se ka marrë pjesë në procesin e transportimit të trupit në zonën pyjore të Selanikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME