Categories Lajme

Tensionet në Kuvend, Rama paralajmëron: Nëse s’kanë vullnet, do të vazhdojmë pa komisione!

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për të votuar ligje që kërkojnë 84 vota. Por shtoi se nëse ata nuk do të kenë vullnet, atëherë do të vazhdohet me mënyra të tjera, që janë aplikuar edhe nga Parlamente të tjera të e Europës, sipas tij.

“Nuk thash se nuk do konsultohemi me asnjeri, por fola për komisione bipartizane… arritjen aritmetike si rezultat i kapërcimit të aritmetikës, nuk e synojmë, e kanë arritur ata. Kemi parë si në një sallë me 1600 karrige, ata numëronin mbi 5 mijë vetë, martirizim aritmetik i konsiderueshëm. Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprimi. Që do të thotë, solla shembull parlamentin italian apo grek, që bëjnë shpesh reforma elektorale, s’kanë komisioni bipartizanë…

Sigurisht do ishte mirë të bëhej me komision, por problemi është që komisioni bipartizanë bëhet me dy palë partizanë, këtu kemi një palë partizanë dhe ballistë, që tani mund të jenë bërë 3 ballistë.

Nëse deri në fund të procesit, do të ketë vullnet, bujrum. Nëse jo ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë faqen e re pa komision, ka mënyra të tjera. Siç bëjnë të tjerët në Europë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME