Mbas ndalimit nga Policia e Vlorës, nën akuzën e blerjes së votave të Fredi Belerit, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, ka reaguar Ministria e Jashtme greke.
Para pak minutash, Ministria e Jashtme greke njoftoi se me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici, do të dorëzojnë në ministrinë e jashtme shqiptare një notë proteste.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Beleri, është arrestuar me akuzën e shit blerjes se votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet Drejtorisë se Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Bashkë me të në polici u shoqërua dhe avokati, një anëtar i shtabit si dhe një qytetar i rastësishëm,.
Edhe mediat greke kanë hedhur akuza se shoqërimi i Belerit është me natyrë politike, për shkak të akuzave të vazhdueshme që në ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij.
Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Vlorës.
Është shoqëruar rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë kandidati për bashkinë i koalicionit bashkë fitojmë, Fredi Beleri. Belerin e kanë shoqëruar dy persona të paidentifikuar me forcë në drejtim të komisariatit Himare dhe me las mesohet se eshte dërguar drejt Vlorës.
Bashke me te jane shoqeruar avokati i tij personal, nje person pjese e stafit te punes si dhe nje person i rastesishtem.
Personi qe bene pjese ne shtabin e Fredi Belerit i shoqeruar me probleme ne zemer, teksa pas disa oresh nga shoqerimi i tij ne polici eshte thirrur ambulanca qe e ka marr e ka cuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme te renduara te zemres.
Në komisariatin e Himarës Belerin e kane pritur sipmatizantë teksa bashke me ta ka qene edhe kreu i Pbdnj Vangjel Dule.
Ne fjalen e tij per media zoti Dule. e quan sulëm të paster politik dhe bënë thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen .
Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orgestruar enkas nga kryeministri Rama .
Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati personal i Fredi Belerit si dhe personi rastësishëm të cilët nuk janë informuar përse janë shoqëruar.
Gjithashtu prej orësh vijon të mbetet në qeli kandidati Beleri si dhe në ambientet e spitalit po mbahet në monitorim shëndetësor anëtari i grupit të punës elektorale pasi problemet në zemër janë agravuar edhe më tepër.
