Categories Lajme

Shoqërohen 9 persona në Rinas, mes tyre katër doganierë

Policia e Shtetit  Finalizohet operacioni i koduar “Rinas Ekspres”, për g oditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.  Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë K riminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Tiranë.  Arrestohen 9 shtetas, nga këta 5 tregtarë dhe 4 doganierë.  Sekuestrohen në cilësinë e provës tre automjete që kanë shërbyer për transportin e mallrave të dyshuar kontrabandë pas daljes nga dogana, veshje të ndryshme dhe një sasi aparatesh celularë.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të kontrabandimit të mallrave, në kuadër të operacionit të koduar “Rinas Ekspres”, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. K., 29 vjeç, A. L., 42 vjeçe, Q. L., 46 vjeç, L. L., 62 vjeçe, dhe A. L., 37 vjeç ( me aktivitet tregtar biznes privat). Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
  2. K., 55 vjeç, me detyrë shef sektori në Sektorin Operacional Terminal Rinas (përgjegjës turni);

Th. N., 24 vjeç, me punë doganier në aeroportin e Rinasit, me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; M. L., 36 vjeç, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut;  E. S., 62 vjeçe, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Pas hetimeve të kryera më parë dhe informacioneve të grumbulluara u bë e mundur që tregtarët e sipërpërmendur të kapeshin në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar, duke transportuar mallra k ontrabandë, pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke mos e deklaruar mallin dhe duke shmangur tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tre automjete që transportonin mallrat kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME