Categories Lajme

Shoqërohen dy persona. I kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt BE për 100 euro

Janë prangosur dy persona në Pogradec pasi janë kapur duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm. Në prangat e Policisë kanë rënë dy të rinjtë me iniciale: E. I., 29 vjeç dhe 24-vjeçari me iniciale A. P., të dy banues në Tiranë. 29-vjeçari është kapur në afërsi të fshatit Stropckë të Pogradecit duke transportuar në drejtim të Tiranës, me një furgon 18 emigrantë të paligjshëm. Bashkë me 24-vjeçarin, u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së për vetëm 100 euro.

NJOFTIMI I POLICISË: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë krīminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, të cilët po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm. Strukturat për Hetimin e Krīmeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
  2. P., 24 vjeç, banues në Tiranë. 29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volksëagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME