Categories Lajme

Shoqëroi vëllanë në shtetin e BE-së dhe e la aty që të përfitonte azil, e pëson pas një viti

Një 24-vjeçare është proceduar penalisht nga ana e Policisë Kufitare, pasi dyshohet se në vitin 2019, ka shoqëruar vëllanë e saj në një nga vendet e BE-së dhe më pas e ka braktisur, në mënyrë që ai të përfitonte azil. Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.

Njoftimi i policisë për rastin: Vijojnë kontrollet intensive dhe ndëshkimet ligjore për parandalimin e braktisjes së të miturve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin. Procedohet penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, një 24-vjeçare. Kontrolle të imtësishme nga Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së, për të gjithë qytetarët.   

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.   Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.   Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME