Categories Covid-19

Shorti për eliminatoret e botërorit/ Reagon trajneri Reja: Grup i pamundur, por ne nuk dorëzohemi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka komentuar shortin e hedhur sot për eleminatoret e kampionatit botëror “Katar 2022”. Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit I, ku do të disa përballje mjaft të forta si ajo kundër e Anglisë dhe Polonisë se Levandovskit.Reja në një pronocim për mediat është shprehur i pakënqur me shortin duke theksuar se ishte grupi më i keq që mund të rezervohej për Shqipërinë.

“Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, pro duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim.

Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona. Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe.

Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, në do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë, uroj të mos jetë shumë në formë përball nesh”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME