Categories Showbiz

4 finalistët sipas Luizit dhe emri surprizë që ai përjashton

BBV-Live nga Shtëpia në Top Albania Radio nuk la pa prekur dhe një diskutim shumë interesant që nisi me nominimin e fortë ku në lojë janë emrat e të rikthyerve Kiara, Efi, Ronaldo e Bledi. Përpara Kiarës dhe Efit të cilat janë pjesë e panelit, Luizi analizoi këtë strategji të Nitës. Për të tha se është lojtare që do përballje të forta e se largimi i njërit prej katër emrave, i lehtëson rrugën për në finale.

Luizi: Në sytë e Nitës, Bledi nuk rrezikohet. Jashtë i uroj gjithë të mirat, por ai fjalët i përdor sipas qejfit. Fyen dhe vjen në prime e kërkon falje.  Gjoja u çua si burrë e tha: largohem se nuk ndaj çifte dhe rikthehet. Ta quaj burrë apo burracak.

Për mendimin tim, më të rrezikuar janë Bledi e Ronaldo dhe nuk e them këtë se Kiarën dhe Efin i kam përzemër. Për Ronaldon e di që është qeshrarak në sulmet që bën, nuk ka energji, por e ka nga nominimi.

Bledi aty kapet, aty sillet. Merret vetëm me Kristin, me mua nuk merret, me Qetësorin jo, me Kiarën jo dhe Efin jo.

Duket si fushatë, por nuk është fushatë, unë them mendimin tim. Jam fiks në pozicionin që flas me sa perceptoj e hamendësoj… ai mund të jetë fitues, por mund të dalë dhe të martën.

Por, kush janë katër finalistët sipas Luizit?

Me sa kanë dhënë e duke marrë parasysh çfarë do publiku, ata do të jenë Luizi, Nita, Kristi dhe Dea.  Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.

Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.

Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq…

Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale.

Efi-Luizit: Ti po thua që personat e rifutur janë të penalizuar nga njerëzit?

Luizi: Njerëzit harrojnë, programi ka ritëm. Njerëzit thonë se u rifut e po rri dhe pak ditë.

Luizi ka një këshillë për vajzat:

Forca juaj e vetme, mos krijoni debate fiktive, vetëm për momentin, ato nuk pijnë ujë. Jeni të penalizuara se jeni rifutur.

Luizi: Qëllimet tuaja i vlerësoj. Ka banorë që arritën me fat e të tjerë me meritë, por ka banorë që u larguan pa të drejtë. Kjo është loja, por rikthimi për mua është shumë i vështirë. Mendo kur është për Kiarën që ka një javë, por ju jeni më komode se keni banorë që ju mbeshtesin, mendo një që vjen nga e para. Tregoni që keni vlera e jo vetëm neve, por atyre jashtë, atyre që iu nxorën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME