Categories Showbiz

Duket se është një moment i artë për Monica Belluccin

Aktorja ka stiluar mbi tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, dhe ka zbuluar përpara gazetarëve që do të interpretojë role shumë të ndryshme në filmat që do të kemi mundësinë t’i shohim në të ardhmen e afërt. “Sapo kam mbaruar së xhiruari filmin ‘Necromancer’ në Australi, film horror. Më pas do të më shihni në filmin e Kaouther Ben Hania në 2019-ën. Gjithashtu kam punuar me regjisorin izraelit Eran Riklis dhe me Ben Kingsleyn”, tha Belucci.

Monika, duke ju referuar regjisores Kaouther Ben Hania, e cili do ta drejtojë, ka thënë: “Kaouther ka bërë filmin “Beauty and The Dogs”, dhe më ka pëlqyer shumë. Film i cili u prezantua në festivalin e Kanës vitin e kaluar. Kur më foli për projektin e saj të ri, lexova skenarin dhe m’u duk me të vërtetë origjinal dhe interesant.

Ka një stil xhirimi interesant. Duket që ka shumë talent”, tha aktorja italiane. Në moshën 54-vjeçare, pavarësisht se nga publiku shihet si ikonë e bukurisë dhe e kinemasë italiane, Bellucci nuk ndjehet një “divë”.

“Janë të tjerët që të shohin në mënyrë të veçantë, si ikonë kopertinash reviste, filmash, etj. Por ai është vetëm një imazh. Në realitet unë jam një grua dhe një mama. Kam fëmijë dhe ky fakt më mban vazhdimisht me këmbë në tokë”, deklaroi aktorja Bellucci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME