Categories Lajme

Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe Shëndetësor Shqiptar 2017-2018.

Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (ADHS) 2017-2018 ka gjeneruar të dhëna mjaft të vlefshme demografike.

Një pikë e fortë e studimit është dhuna ndaj grave, pasi 3% e atyre të martuara kanë raportuar se dhunohen. Po gjithësesi ka dhe shumë raste që mbeten pa u raportuar, pasi gratë nuk mbështeten në të gjithë vendin me politika sociale.

Po ashtu gjetjet reflektojnë trend pozitiv në aksesin në shërbimet shëndetësore si:

– 88% e grave që kanë lindur fëmijë gjatë 5 viteve të fundit kanë marrë shërbime shëndetësore gjatë shtatzënisë nga personel i kualifikuar shëndetësor.

– 78% e grave kanë kryer më shumë se katër vizita shëndetësore gjatë shtatzënisë.

– Rreth 99% e lindjeve janë realizuar në maternitete dhe në 100% të rasteve këto lindje kanë qenë të asistuara nga personel shëndetësor i kualifikuar.

– Njohuritë mbi planifikimin familjar janë pothuajse universale në Shqipëri, ku rreth 97% e individëve të intervistuar ishin në dijeni të të paktën një metode kontraceptive.

– Ka një përmirësim të dukshëm të ushqyerjes së fëmijëve 0-5 vjeç në krahasim me studimin e parë të 2008-09. Aktualisht, vetëm 11% e fëmijëve janë stunted (të shkurtër për moshën), 2% janë wasted (të dobët për gjatësinë e tyre), 16% janë mbi peshë dhe vetëm 2% janë nën peshë.

Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri ofron të dhëna për modelet demografike, lindshmërinë, planifikimin familjar, shëndetin e nënës dhe fëmijës, njohuritë mbi HIV dhe AIDS, ushqyerjen, fuqizimin e gruas, faktorët e riskut të lidhur me stilin e jetesës dhe Sëmundjet Jo të Transmetueshme./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME